Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit/ Ademi: Vendimi ende i paqartë! Rikandidimi? E angazhuar për të dhënë kontribut. Ja çfarë thotë për debatin Basha-Berisha








Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e shikon të paqartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Në një deklaratë për mediat, Ademi u shpreh se do të presin arsyetimet dhe më pas do të veprojnë.

“Vendimi është akoma i paqartë. Kemi lexuar rrëzimin e kërkesë padisë. Presim arsyetimin e plotë. Është një vendim me interes shumë të lartë. Nëse është për procedurë mendoj që për të gjithë ne është e rëndë se nuk u kemi dhënë përgjigje atyre pyetjeve që janë thelbësore dhe të paprecedent. Një gjë është e qartë, se në vedijen tonë të gjithë e dimë që ato nuk ishin zgjedhje. Kushtetuesja kishte mundësinë të tregonte  pse-në e kësaj ndjesie që e kemi të gjithë”, tha Ademi.

Ademi edhe pse nuk është e prerë në këtë qëndrim, lë të hapur mundësinë e një rikandidimi për kryetare bashkie.

“Vendimi i gjykatës nuk ka ndihmuar për qartësinë e institucioneve dhe kur bëhet fjalë për kryetarët apo drejtuesit e bashkive në të gjithë Shqipërinë. Duke mos ndihmuar situata e këtyre bashkive që nuk kanë kryetarë e bën të paqartë vijueshmërinë që do të kenë institucionet që të kenë kryetar të zgjedhur. Këtë duhet ta thonë institucionet, dhe situata është e pazakontë dhe nuk përcaktohet. Nuk do të hyjë më thellë, por nëse do të kemi zgjedhje nesër unë jam e angazhuar për të vijuar dhe për të mbështetur dhe punuar për Bashkinë e Shkodër, në një kontekst tjetër, që mund të jetë edhe familjar, qytetar, në varësi të një situate, pse jo dhe të një konflikti politik. Bashkia Shkodër është një institucion i rëndësishëm dhe angazhimi im nuk do të mungojë. Mendoj se nëse populli të vlerëson, meriton që të kandidosh përndryshe s’ja vlen. Gjithçka lidhet me votën e popullit. Është një vendim personal që vlerësohet mbi kushtet dhe mundësitë e mia që aktualisht i kam. Patjetër që do dhe mbështetje politike, përveç mbështetjes nga populli.”

Partia Demokratike, pjesë e të cilës ajo është, ndodhet në krizë dhe përplasjet mes ish kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës, sipas saj nuk duhet të ndikojnë në një betejë politike, qoftë edhe ajo e zgjedhjeve të pjesshme.

“Asnjëherë nuk është e vështirë kur bëhet fjalë kur ti dhënë mundësinë zgjedhësve për të zgjedhur dhe atë që ata mendojnë në institucionet që ata përfaqësojnë. Zgjedhjet janë një mundësi më shumë për opozitën, për të fituar dhe për të përfaqësuar atë popullsi që është zero e pa përfaqësuar”, u shpreh Ademi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *