Gjykata në Irak dënon me burgim të përjetshëm 5 persona për vrasjen e një shtetasi amerikan

Një iranian dhe katër irakianë u dënuan me burgim të përjetshëm të enjten për vrasjen e shtetasit amerikan Stephen Troell në Bagdad vitin e kaluar.

Troell u vra gjatë një përpjekjeje të dështuar për ta rrëmbyer atë në nëntor, tha policia në atë kohë.

“Iraniani ishte truri i krimit”, tha një burim ligjor. Të pestë u arrestuan në Irak menjëherë pas vrasjes së Troell, shtoi burimi.

Zyrtarët e gjykatës nuk përmendën emrat e të pandehurve, por thanë se katër irakianët ishin anëtarë të një milicie myslimane shiite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts