Gjykata në SHBA dënon Martin Shkrelin me 64.6 milionë Dollarë gjobë

10:13 15/01/2022

Një gjykatëse federale ne Shtete e Bashkuara te Amerikës urdhëroi të premten Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim.

Gjithashtu biznesmenit me origjine shqiptare i ndalohet përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike. Vendimi erdhi pas një procesi gjyqësor qe u iniciua pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020.

Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA. Ai dhe kompania e rritën çmimin 5000%, ose 750 Dollarë për pilulë.

Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat. Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.