Gjykata refuzon lirimin, mbrojtësi “përdhunues” i Mançester Sitit dhe Francës mbetet në burg





Benxhamin Mendi nuk do të lirohet nga burgu derisa të rifillojë gjyqi për akuzat për përdhunim ndaj tij. Kjo është vendosur nga gjykata sot për mbrojtësin e Mançester Sitit dhe Francës, i cili akuzohet për 4 përdhunime dhe një sulm seksual.

benchamin mendi

Lojtari është pas hekurave në Liverpul, ndërsa nuk ishte i pranishëm në sallë në seancën e sotme, ku u vendos se ai nuk duhej që të lirohej me garanci pasurore. Gjykata ka argumentuar se kërkesa e avokatëve për të lënë të lirë futbollistin që u shpall Kampion Bote me Francën, nuk garanton largimin e tij duke evituar burgun, ndaj është vendosur që të shtyhet ende kërkesa për lirim.

Një tjetër seancë gjyqësore është caktuar më datë 10 shtator, por duket e vështirë që situata e Mendi të ndryshojë pas kësaj mase të sotme dhe reputacioni i tij si futbollist është dëmtuar përgjithmonë pas këtyre ngjarjeve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *