Gjykata shpall fajtor ish-presidentin Sarkozy

11:46 30/09/2021

Nicholas Sarkozy ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij elektorale

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga gjykata franceze për financim të paligjshëm të fushatës elektorale. Ky ishte vendimi i dytë nga gjykata që e shpall atë fajtor për këtë vit

Sarkozy, ka qenë president i Francës nga viti 2007 deri në 2012 dhe mbi të cilin tashmë rëndojnë akuzat për korrupsion. Gjykata nuk është shprehur ende se çfarë dënimi do t’i jepet ish-presidentit.

ProkurorĂ«t  kĂ«rkojnĂ« qĂ« atij t’i jepet njĂ« dĂ«nim me njĂ« vit burg por nĂ« çdo rast pritet qĂ« ai ta apelojĂ« vendimin. Sarkozy nuk u paraqit nĂ« gjykatĂ«, por u pĂ«rfaqĂ«sua nga avokati i tij, Thierry Herzog. Partia e tij konservatore, thanĂ« prokurorĂ«t, shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milion Eurove qĂ« lejohet sipas ligjit elektoral me  tubime ekstravagante tĂ« fushatĂ«s dhe mĂ« pas punĂ«soi njĂ« agjenci tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve me publikun pĂ«r tĂ« fshehur kostot reale.

Ato zgjedhje përfunduan me fitore për rivalin socialist Francois Hollande. Sarkozy ka mohuar akuzat. Ai i tha gjykatës në Qershor se nuk kishte dijeni se si u shpenzuan paratë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo ka qenë hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president dënohet për korrupsion.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *