Gjykata Supreme mund të ndalojë abortin në SHBA

gjykata supreme mund te ndaloje abortin ne shba
gjykata supreme mund te ndaloje abortin ne shba

15:57 03/05/2022

Manifestime të mëdha në rrugë në mbështetje të tij

Qindra manifestues dolën përpara selisë së Gjykatës Supreme në Uashington, në mbështetje të së drejtës së abortit.

Mbështetësit e abortit dolën në protestë vetëm pak orë pasi mediat vendase publikuan një projekt-vendim të kësaj gjykate, që tregonte se shumica e trupës gjyqësore e mbështet ndalimin e abortit në shkallë kombëtare. Manifestuesit hodhën parulla kundër republikanëve të cilët mbështesin shfuqizimin e të drejtës së abortit që u ligjërua në vitin 1973.

Ligji u dërgua në Gjykatën Supreme nga shteti federal i Misisipit, pasi gjykata vendase shfuqizoi këtë të drejtë në vitin 2018, por një grup mbështetësish e ankimuan.

Nëse gjykata supreme vendos shfuqizimin në shkallë kombëtare, një vendim që pritet të jepet jo më herët se fundi i Qershorit, kjo e drejtë do t’u hiqet grave dhe vajzave pas javës së 15 të shtatzënisë, në 22 shtete federale ku qeverisin republikanët konservatorë.

Por ligjvënësit demokratë thonë se kjo do t’u heqë të drejtën e abortit edhe atyre grave dhe vajzave me shtatzëni të padëshiruar, pas rasteve të përdhunimit apo incestit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts