
11:44 15/11/2023
“Mospranimi i azilkërkuesve, anti-kushtetues”
Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe rrëzoi përfundimisht të ashtuquajturin plani “Ruanda” për ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Kryegjykatësi Robert Rid, gjatë dhënies së verdiktit, e konsideroi antikushtetues planin e qeverisë së Rishi Sunakut.
“Ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit e dërguar në Ruandë rrezikohen realisht nga persekutimi”.
Plani i hartuar nga kabineti i Boris Johnson në vitin 2022, i mbështetur edhe nga qeveria aktuale e Rishi Sunak, synonte të ndalte përfundimisht dyndjen me varka të emigrantëve të jashtëligjshëm në Kanalin e La Manshit drejt brigjeve jugore të Britanisë së Madhe.
Plani parashikonte dërgimin në Ruandë të të gjithë emigrantëve që kalonin ilegalisht La Manshin dhe përpunimin atje të kërkesave të azilit.
Askush prej tyre nuk do të kishte të drejtë të shkonte në Britaninë edhe Madhe përfshirë ata që përfitonin azil, por do të strehoheshin në Ruandë ose të kërkonin azil në vende të tjera.
Opozita akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi Ruanda nuk hyn tek vendet me vlerësime maksimale për respektimin e të drejtave të njeriut.
Qeverisë së Rishi Sunakut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të rishikojë planin dhe marrëveshjen me Ruandën. Kjo çështje u bë objekt diskutimesh menjëherë në parlament.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al