Gjykata vendos t’i hiqen aparaturat, familja e 12-vjeçarit kundërshton: Zemra e tij rreh ende…

14:11 13/06/2022

Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendosi që mjekimi për një djalë në koma duhet të ndalet. Archie Battersbee, 12 vjeç, u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Southend, Essex, më 7 prill.

Mjekët që po e trajtonin në Spitalin Mbretëror të Londrës, i thanë Gjykatës së Lartë se kishte shumë të ngjarë se ai ishte “i vdekur nga truri” dhe kërkuan që t’i jepej fund mbështetjes për jetën.

Por nëna e tij tha se do ta apelonte këtë vendim. “Nuk do të heqim dorë nga Archie”, theksoi ajo. Nëna dhe babai i djalit, Paul Battersbee, nuk u pajtuan me spitalin dhe Dance thotë se është e tmerrshme dhe e papranueshme që dëshirat e familjes nuk janë marrë parasysh.

Gjykata u njoh me faktin se Archie pësoi dëmtim të trurit gjatë një incidenti në shtëpi, për të cilin nëna e tij dyshon se erdhi për shkak të një sfide në internet. Archie nuk e ka rifituar vetëdijen që nga ai moment.

Sipas asaj që shkruan BBC, gjykata doli në konkluzionin se 12-vjeçari vdiq mesditën e 31 majit, bazuar në skanimet MRI të asaj dite.

“Konstatoj se ndërprerja e pakthyeshme e funksionit të trurit është përfundimtare. Unë u jap leje profesionistëve mjekësorë në Spitalin Mbretëror të Londrës që të ndërpresin ventilim mekanik për Archie Battersbee”, tha gjykatësja e çështjes.

Avokatët që përfaqësonin spitalin kishin kërkuar nga gjykata që të vendoste çfarë ishte në interesin më të mirë të Archie. Ndërsa ekipi ligjor i prindërve të Archie-t tha se zemra e tij rrihte ende dhe se nëna e tij Hollie Dance, kishte thënë se i biri i kishte kapur në një moment dorën.

Në arsyetimin e saj gjykatësja tha se përkushtimi i familjes së 12-vjeçarit ishte i jashtëzakonshëm, por ajo arsyetoi se “Nëse Archie mbetet në ventilim mekanik, rezultati i mundshëm për të është vdekja e papritur dhe perspektivat e shërimit janë zero”.

“Ai nuk ka kënaqësi në jetë dhe dëmtimi i trurit është i pariparueshëm. Gjendja e i tij nuk do të përmirësohet. E keqja e një vdekjeje kaq të nxituar është pamundësia e familjes së tij të dashur për t’i thënë lamtumirë.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.