Gjykatësi e dënon me varje, bosi i jakuzës: Do të pendohesh përjetë…

20:47 24/08/2021

Një gjykatë në jugperëndim të Japonisë dënoi me vdekje kreun e një sindikate të fuqishme krimi. Ai do të ekzekutohet me varje. Sipas asaj që shkruan BBC, gjykata në qytetin e Fukuoka tha se Nomura Satoru, 74 vjeç, kishte urdhëruar 4 sulme, prej të cilave një kishte përfunduar me vdekje.

Mediat vendase thanë se vendimi erdhi pavarësisht mungesës së provave për përfshirje të drejtpërdrejtë të Numora-s. Vetë ky i fundit mohoi përfshirjen në këto ngjarje.

74-vjeçari besohet të jetë i pari drejtues i mafias japoneze, e njohur si jakuza (yakuza), që dënohet me vdekje në këtë vend.

“Kërkova për një vendim të drejtë… do të pendoheni për këtë përjetë”, i tha Nomura gjykatësit që dha vendimin të martën. 74-vjeçari, i cili drejton sindikatën Kudo-kai, e cila operon në jugperëndim të Japonisë, pritet që ta apelojë vendimin.

Ndonëse prokurorët nuk kishin prova të drejtpërdrejta që tregonin se Nomura kishte urdhëruar sulmet e dhunshme, ata arritën që të bindin gjykatën se autoriteti i tij absolut mbi këtë grup, do të thoshte se përgjegjësia ishte e tij.

Gjatë sulmeve të ndodhura mes 1998-s dhe 2014-s, mbeti i vrarë kreu i shoqërie peshkimi, ndërsa 3 persona të tjerë, mes tyre edhe një oficer policie, mbetën të plagosur.

Grupet e jakuzës nuk janë të jashtëligjshme në Japoni. Analistët thonë se këto banda janë të përfshira në çdo fushë të aktiviteti kriminal në vend, që nga droga tek prostitucioni./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *