“Gjykime të pamëshirshme për kriminelët”/ Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, Nikolla: Duhet ashpërsuar ligji për ngjarje që marrin jetë njerëzish





nikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për vrasjen e oficerit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Në mesazhin e saj, ajo thotë se policia ka humbur një oficer shembullor, ndërsa familja e të ndjerit humbi një njeri të dashur e të përkushtuar.

Nikolla thotë se të gjithë duhet të reflektojnë për ligje më të ashpra kundër krimit dhe për forcë më të madhe goditëse ndaj këtyre ngjarjeve që marrin jetë njerëzish.

“Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain  dhe familja njeriun e saj të dashur. Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish. T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit.”, bën thirrje Nikolla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *