Gjyqi i Berishës me Blinkenin/ Gazetari: Padia vetëm sa është protokolluar në sekretari, por ka tri faza deri te pranimi. Ja çfarë me tha Tribunali i Parisit








Sali Berisha do të deklaronte pak ditë më parë në foltore se gjykatësi ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken, ndërsa sot shtoi se disa miq i kanë thënë se në dosje nuk ka asnjë provë apo dokument.

Berisha

Emisioni “Zona Zero” në Top News, zbulon se nuk bëhet fjalë për pranim të padisë, por për një veprim thjesht protokollar. Lajmi bëhet me dije nga gazetari Albi Xhunga, i cili gjatë një lidhje direkte me gazetarin Thimi Samarxhi tha se dosja thjesht është depozituar pranë gjykatës.

Gazetari Albi Xhunga, zbuloi në një lidhje direkte me gazetarin Thimi Samarxhiu, se bëhet fjalë vetëm për depozitimin e dosjes pranë gjykatës. Duke folur nga Parisi gazetari tha se procedura kalon në tre hapa, ku fillimisht depozitohet dosja, pastaj personi njoftohet që ajo është pranuar, por kjo nuk nënkupton se çështja do gjykohet në themel.

“Unë kontaktova zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit për të marrë informacion për çështjen e Sali Berishës. Fola me një magjistrat të ngarkuar në marrëdhëniet me shtypin. Zotëria më shpjegoi se procedura ka tre faza. Depozitohet dosja, më pas personi që ka depozituar dosjen merr njoftimin se dosja u pranua nga gjykata, pro kjo nuk do të thotë se çështja do gjykohet në themel. Nëse kjo çështje do trajtohet apo hyn në kompetencat e gjykatës së Parisit vendoset pastaj. Ky është një shërbim për qytetarët francezë. Berisha arsyeton se krimi ka ndodhur në internet dhe internet ka në Francë. Jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asgjë më shumë.” – tha gazetari Samarxhi.

Gazetari Xhunga shtoi se në njoftimin e Sali Berishës kishte dy probleme. Ai theksoi se Berisha nuk ka përmendur emrin e gjyqtarit në njoftimin e tij ndërsa shtoi se nuk është Blinken ai që paraqet prova po është gjykata ajo që kërkon të tilla nëse vendos ta marrë në shqyrtim çështjen.

“Ai thotë se gjyqtari ka pranuar çështjen. Po cili gjyqtar? Gjyqtari ka një emër. Gjyqtari i pretenduar i Sali Berisha nuk mund të identifikohet. Çështja ka vajtur deri në Amerikë, por mediat i referohen deklaratave të Sali Berishës. Nuk është Berisha që i bën thirrje Blinken për të paraqitur prova, por është gjykata që i kërkon ato prova, nëse vendos të marrë në shqyrtim çështjen.” – tha Xhunga.

Ky i fundit shtoi asnjë media apo autoritet amerikan nuk është interesuar për informacion pranë gjykatës lidhur me rastin.

“Asnjë autoritet apo media amerikane nuk është interesuar në zyrat e kësaj gjykate për të marrë informacion për këtë çështje. Vetëm një media franceze ka kërkuar informacion. Do ketë një shqyrtim paraprak, ku do të vendoset nëse dosja do të pranohet për gjykim apo jo.” – u shpreh Xhunga për “Zona Zero”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *