Gjyqi ndaj Fredi Belerit/ “Himara ime je ti”, SPAK kontrollon telefonin e Kokaveshit: U gjet një grup ku ju premtoheshin qytetarëve “letra greke”

gjyqi ndaj fredi belerit himara ime je ti spak kontrollon telefonin e kokaveshit u gjet nje grup ku ju premtoheshin qytetareve letra greke
gjyqi ndaj fredi belerit himara ime je ti spak kontrollon telefonin e kokaveshit u gjet nje grup ku ju premtoheshin qytetareve letra greke

Gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Fredi Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin ‘Whats Up’ i quajtur “Himara ime je ti”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”. Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti! Por avokatet e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK, dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nenës së Pandeli Kokaveshit.

Fredi Beleri nuk ka pranuar te dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është e ditur nga Prokuroria në seancën e sotme ku u paraqiten provat shkresore. Nisur nga ky fakt Prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por te Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts