Gjyqi ndaj ish-kryeministrit Netanjahu, policia izraelite dyshohet se përgjoi një dëshmitar të rëndësishëm

gjyqi ndaj ish kryeministrit netanjahu policia izraelite dyshohet se pergjoi nje deshmitar te rendesishem
gjyqi ndaj ish kryeministrit netanjahu policia izraelite dyshohet se pergjoi nje deshmitar te rendesishem

Dyshohet se policia izraelite ka përdorur programe të sofistikuara përgjimi për një dëshmitar të rëndësishëm në gjyqin për korrupsion ndaj ish-Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Ky zhvillim u bë i ditur nga mediat izraelite. Njoftimet kanë tronditur çështjen gjyqësore ndaj zotit Netanjahu, ndërsa në qendër të vëmendjes është vënë programi i debatueshëm i survejimit i zhvilluar nga Izraeli.

Zoti Netanjahu po gjykohet për korrupsion. Në njoftimin fillestar nga stacioni televiziv izraelit Channel 13 javën e kaluar, u tha se policia kishte përdorur programe survejimi për të mbledhur të dhëna nga telefoni i dëshmitarit, por pa marrë autorizimin përkatës. Lajmi shkaktoi bujë në vend.

Avokatët e zotit Netanjahu kanë kërkuar përgjigje nga organet shtetërore lidhur me të dhënat që janë mbledhur dhe mënyrën e grumbullimit të tyre. Njoftimet mediatike kanë ringjallur mbështetësit e zotit Netanjahu, të cilët e konsiderojnë gjykimin si pjesë të një komploti. Edhe kundërshtarët politikë të ish-kryeministrit janë shprehur të indinjuar.

Shlomo Filber, telefoni i të cilit thuhet se është hakeruar, pritet të dëshmojë gjatë ditëve në vazhdim. Pritet që avokatët e zotit Netanjahu të kërkojnë shtyrjen e dëshmisë së tij. Nuk ka detaje nëse ndonjë nga provat, që thuhet se janë mbledhur nga përgjimi i supozuar, janë përdorur kundër zotit Netanjahu. Organet e rendit dhe Ministria e Drejtësisë nuk u janë përgjigjur kërkesave të medias për të komentuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts