“Gjyqin e ka në janar”- Lubonja tregon kush nga mediat e ka radhën të goditet nga Rama: Arbitrariteti po rritet në mënyrë të frikshme






Ajo që po ndodh me “Prestige Resort”, ku IKMT ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për ta shembur është hapur një sulm ndaj mediave që drejtohen nga “Hysenbelliu Group”.  Për analistët ky është një alarm edhe për mediat e tjera. Fatos Lubonja u shpreh në “Open” se pas mbylljes së disa televizioneve dhe pas goditjes që po i bëhen mediave Panorama, News24 dhe Balkanweb radhën e ka Top Channel, që ka një gjyq në muajin janar.

lubonja1

Sipas Lubonjës në një farë mënyrë të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga kjo qeveri, pasi nesër pa asnjë paralajmërim policia mund ti shkojë në shtëpi cdo qytetari.

Pyetje: Kush e ka radhën:

Lubonja: Në një farë kuptimi e kemi të gjithë radhën, sepse këtu është ndërtuar një sistem ku të gjithë njerëzve mund ti gjesh ndonjë gjë. Kur drejtësia kapet nga një dorë dhe bëhet selektive çdo njeriu mund ti gjesh ndonjë gjë për ta goditur.  Nëse do më pyesësh kush e ka radhën nga mediat, ky i ka mbyllur disa media, edhe Ora Neës iku, këtu po sulmon unë do të thoja Topi e ka radhën. Se thonë që do bëhet gjyqi në janar, i ka njerëzit e vetë ky dhe e eliminon me njerëzit e vetë.  Unë do që në janar është gjyqi në apel, por duhet të shikojmë. Radhën në përgjithësi e kanë të gjithë shqiptarët. Ajo policia mund të hyjë në shtëpinë e cdo njeriu, si në kohën e Enver Hoxhës. Jemi në këtë arbitraritet që po rritet në mënyrë të frikshme edhe vjedhja po rritet në mënyrë të frikshme. Pra radhën e kemi të gjithë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *