“Gjyshja më e shpejtë në botë”, habit 82-vjeçarja zvicerane, garon me mjaft lehtësi me super “Porsche-in” (VIDEO)

Një gjyshe nga Zvicra i ka habitur të gjithë me hobin e saj: Ajo ka pasion shpejtësinë dhe garat e çmendura me makina.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, 82-vjeçarja Sonja Heinger shihet e veshur me kostum garues e shfaqet teksa futet në një “Porsche” sportiv.

Pasi futet në makinë, gjyshja nis menjëherë të masë shpejtësinë e makinës, e cila është e aftë që për 3.2 sekonda të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë, ndërsa shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri në 312 km/ orë.

Video tregon momente të shumta nga shëtitja e shpejtë e të moshuarës, e cila, nuk tregon aspak mëshirë për asfaltin e gomat.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *