Gjysma e Greqisë në flakë, qytetarët në panik hidhen në ujë, plazhi i Agia Anës “vishet” në të kuqe (Video)

Pothuajse gjysma e Greqisë është  nën pushtetin e flakëve që kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë, shtëpi, makina.

Frontet më të vështira që ishin në Atikë, Evia dhe Ilia ku qindra banorë duhej të evakuoheshin.

Qytetarët u zgjuan nga frika, pasiguria, por edhe dëshpërimi duke i pushtuar. Ka pasur shumë raste kur qytetarët refuzojnë të heqin dorë nga prona e tyre, duke besuar se ata mund ta mbrojnë vetë. Në këto raste, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme. Derë më derë, policia u kërkoi qytetarëve që të largoheshin menjëherë.

Një fotografi e ngarkuar në Facebook nga faqja “Promovimi i Evisë” ka bërë xhiron e internetit për orët e fundit.

Aty shihet plazhi i Agia Anës i “mbytur” në të kuqe dhe i rrethuar nga zjarri, duke kapur në mënyrën më tronditëse situatën në zonë.

Në foto, disa njerëz mund të shihen në ujë, ndërsa të tjerët shikojnë skenën e makthit me flakët …

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *