Gjysma e popullsisë në Mianmar mund të mbetet nën shkallën e varfërisë deri në vitin 2022

Gjysma e popullsisë së Mianmarit mund të jetë në rrezik të varfërisë deri në vitin 2022 për shkak të efekteve negative të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe puçit ushtarak të 1 shkurtit në ekonominë e Mianmarit, tregoi një raport i Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e titulluar “COVID-19, Ndikimi dhe Varfëria: Shoku Negativ dhe Efektet në Zhvillimin Njerëzor në Mianmar” të përgatitur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), u analizua efekti i mjedisit të paqëndrueshmërisë që ndodhi pas pandemisë dhe puçit ushtarak në të ardhurat e familjeve në Mianmar.

Në raport thuhet se nëse nuk ndërhyhet ndaj humbjes së të ardhurave të shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19 dhe ndikimi negativ i protestave në ekonomi, në Mianmar këtë vit më shumë se 12 milionë njerëz do të bien në nivelin e varfërisë, kurse në vitin 2022, të ardhurat e 25 milionë njerëzve, që korrespondojnë me gjysmën e popullsisë së vendit, do të bien nën shkallën e varfërisë.

Në raport gjithashtu thuhet se 83 për qind e familjeve në Mianmar humbën të ardhurat e tyre përgjysmë për shkak të COVID-19 në vitin 2020, ndërsa më tej theksohet se vitin e kaluar, numri i njerëzve nën shkallën e varfërisë u rrit me 11 për qind për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Më tej thuhet se monedha vendase e Mianmarit, Kyat, humbi një vlerë të madhe për shkak të veprimeve të mosbindjes civile dhe vendimeve të sanksioneve pas grushtit të shtetit, dhe nëse kjo situatë vazhdon, shkalla e varfërisë në vend do të rritet me 12 për qind drejt vitit 2022.

Përfaqësuesi i UNDP-së për Mianmarin, Stephen Anderson, më 22 prill njoftoi se afërsisht 3,4 milionë njerëz janë në rrezik të urisë për shkak të krizës së shkaktuar nga grushti i shtetit dhe protestat në Mianmar.

Mianmari me një popullsi prej 54 milionë banorëve është vendi me të ardhurat më të ulëta për kokë banori midis vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN)/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *