Goditen bandat shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit në Britani, më shumë se 50 të arrestuar

Policia britanike ka bërë mbi 50 arrestime në një goditje kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.

Policia e Mançesterit (GMP) thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.

Mediat e huaja shkruajnë se nga operacioni policor u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.

Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts