Goditën me sende të forta një 36-vjeçar dhe i dëmtuan automjetin, shpallen në kërkim dy të rinj në Korçë

goditen me sende te forta nje 36 vjecar dhe i demtuan automjetin shpallen ne kerkim dy te rinj ne korce
goditen me sende te forta nje 36 vjecar dhe i demtuan automjetin shpallen ne kerkim dy te rinj ne korce

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi gjatë një konflikti goditën me sende të forta një 36-vjeçar dhe i dëmtuan automjetin.

Uniformat blu bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale S. S., dhe R. H., 29 vjeç, të dy banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit S. S., 32 vjeç dhe R. H., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar, dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 39 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd, pasi teksa kryente punime në rrugën e vjetër “Çervenakë-Qafë Thanë”, ka hedhur inerte në një pjesë toke që është zonë e mbrojtur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur njerkun e tij.

Më datë 06.08.2023, në fshatin Turan, Korçë, në hangarin pranë banesës së saj, është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, një 36-vjeçare. Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts