
Rusia testoi me sukses raketat e saj balistike dhe hipersonike me aftësi bërthamore si pjesë e stërvitjeve vjetore strategjike Grom, stërvitje të cilën disa vëzhgues thonë se synon t’i dërgojë një mesazh NATO-s.
“Të gjitha raketat goditën objektivat e tyre, duke konfirmuar pritshmëritë e performancës”, thuhej në një deklaratë të Kremlinit, duke shtuar se stërvitjet përfshinin nëndetëse bërthamore dhe bombardues Tu-95.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘Ria Novosti’ publikoi të shtunën një fotografi që tregon Putinin duke parë stërvitjet nga një qendër komandimi së bashku me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.
Ria Novosti publikoi gjithashtu një numër videosh që tregojnë lëshimin provë të raketës hipersonike ‘Kinzhal’ duke goditur objektivat në tokë, si dhe lëshimin provë të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24 Yars.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al