
Inteligjenca ukrainase ka njoftuar neutralizimin e Terminator, njohur ndryshe edhe si ‘bisha ruse’ për shkak të rrezikut të lartë që paraqet ky automjet.
Agjencia e njohur si SBU bëri me dije se ekipi i saj kishte çaktivizuar automjetin rus Terminator.
“Ky model i rrallë i armikut u shkatërruar pas shumë goditjesh me dronë kamikazë”, njofton inteligjenca ukrainase. Terminator është një mjet luftarak modern rus, i projektuar posaçërisht për luftën.
Ai është i pajisur me dy topa 2A42 30 mm, të cilët mbajnë 900 raketa. Përveç kësaj, automjeti ka një sistem raketash antitank Ataka, granatahedhës automatike 30 mm dhe një mitraloz të kalibrit të lartë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al