Goditet karteli “Clan del Golfo”, që furnizon me kokainë Europën

15:35 02/02/2022

Nëntë persona kanë mbetur të vrarë nga forcat e armatosura të Kolumbisë gjatë një bastisjeje në grupin “Clan del Golfo”, karteli më i madh i kokainës. Bastisja përfaqëson goditjen më të madhe për grupin që nga 23 Tetori i vitit të kaluar, ku 500 policë dhe ushtarë arrestuan udhëheqësin e “Clan del Golfo”, Dairo Antonio Usuga, i njohur më mirë si “Otoniel”, i cili akuzohet si trafikuesi më i rëndësishëm i drogës në historinë e fundit të Kolumbisë.

Operacioni për bastisjen e grupit “Clan del Golfo”, filloi mëngjesin e së hënës dhe ishte ende në vazhdim, kur ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano njoftoi se “deri më tani janë regjistruar nëntë vdekje”. Trupat u gjetën në një zonë rurale të komunës Ituango në provincën Antioquia të Kolumbisë.

“Otoniel” po mbahet në një burg në Bogota në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. “Clan del Golfo” përfshin një rrjet me 28 vende që furnizon me kokainë, sipas policisë kolumbiane.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts