Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi

goditet me rakete baza detare e rusise ne detin e zi
goditet me rakete baza detare e rusise ne detin e zi

15:01 22/09/2023

Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqën shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se askush nuk u lëndua jashtë ndërtesës që mori flakë, dhe nuk dha hollësi për viktima. Zjarrfikësit dhe forca të shumta emergjente u thirrën për ta shuar zjarrin, që është tregues se zjarri mund të jetë shumë i madh.

Ministria ruse tha se një shërbyes i saj është zhdukur pas sulmit.

Banorët e Sevastopolit thanë se dëgjuan shpërthime në qiell dhe se e panë tymin, sipas mediave ruse. Fotografitë e publikuara nga kanalet ukrainase në Telegram shfaqën re tymi mbi pjesën e përparme të detit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë raketa u rrëzuan nga sistemet e saj mbrojtëse ajrore që kishin cak Sevastopolin.

Oleg Kryuchkov, zyrtar për administratën e Krimesë, i paralajmëroi fillimisht banorët e Sevastopolit se ekzistonte rreziku për edhe një sulm tjetër dhe iu bëri thirrje të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe mos të shkonin në qendër të qytetit.

Më vonë, ai tha se nuk ka më rrezik për ndonjë sulm ajror, por e përsëriti thirrjen për qytetarët të mos shkonin në pjesën qendrore të qytetit, duke thënë se rrugët ishin mbyllur.

Policia iu kërkoi banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi Rusia kreu sulme të mëdha me raketa dhe artileri nëpër qytetet e Ukrainës, duke i vrarë pesë persona, në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Kongresit në Uashington, për të biseduar për një pako ndihma shtesë në vlerë 24 miliardë dollarë.

Qyteti i portit, Sevastopol, shërben si bazë kryesore për Flotën Detare të Rusisë.

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014 në një veprim të cilin shumica e botës e cilësoi si të jashtëligjshëm, ka qenë cak i shpeshtë qëkur presidenti rus Vladimir Putin e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës 18 muaj më parë. /REL

goditet me rakete baza detare e rusise ne detin e zi

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts