Goditet me thikë polici në Francë

14:09 08/11/2021

Dyshohet për akt terrorist, burimet thonë se autori 37-vjeçar e kreu vrasjen në “emër të Profetit”

Një oficer policie është qëlluar me thikë në qytetin jugor të Kanës në Francë. Mësohet se ai është sulmuar në gjoks teksa ndodhej në makinë së bashku me një koleg.

Sipas burimeve të policisë franceze ai ka arritur të shpëtojë falë jelekut antiplumb.

Sulmi ndodhi rreth orës 6:30 para stacionit të policisë në Kanë, kur një person hapi derën e automjetit që ishte parkuar dhe filloi t’i sulmonte ata. Gjatë këtij incidenti njëri nga policët është kundërpërgjigjur duke e  qëlluar me armë. Autori është një shtetas algjerian 37-vjeç i cili nuk ka precedent të mëparshëm penal.

Disa prej mediave franceze duke cituar një burim nga policia thonë se 37-vjeçari e ka  kryer sulmin “në emër të Profetit Muhamed”, duke lënë të kuptohet për lidhje të mundshme militante islamike.

Por ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin deklaroi se është ende herët për të ditur motivet e ngjarjes.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *