Goditet postblloku rus pranë Kievit, shihni si droni turk Bajraktar shkatërron komandën e Moskës (VIDEO)

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë hedhur ne ere postbllokun komandues të ushtrisë ruse në drejtim të Kievit.
Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.

“Pak minuta më parë, një post komandë e armikut në drejtim të Kievit u shkatërrua. Forcat tona Ajrore janë duke punuar!”, ka shkruar ai.

Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe pamjet e goditjes shkatërrimtare.

Ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se një aksion i tillë është kryer nga dronët e avancuar turq, Bajraktar TB2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.