Goditi me grusht 55-vjeçarin dhe e shtyu nga shkallët e një lokali, pranga autorit në Gjirokastër

goditi me grusht 55 vjecarin dhe e shtyu nga shkallet e nje lokali pranga autorit ne gjirokaster
goditi me grusht 55 vjecarin dhe e shtyu nga shkallet e nje lokali pranga autorit ne gjirokaster

Një 55-vjeçar është dëmtuar rëndë nga një 38-vjeçari, i cili pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali. Ngjarja ndodhi në Gjirokastër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. M., banues në fshatin Suhë.

NJOFTIMI I POLICISE
Dëmtoi rëndë një 55-vjeçar, pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali, si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, arrestohet në flagrancë autori.

Pasi janë njoftuar se një shtetas kishte dhunuar fizikisht një shtetas tjetër, për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts