Goditi me grusht për vdekje 55-vjeçarin në pikën e internetit në Vlorë, autori dënohet me 3 vite burg

goditi me grusht per vdekje 55 vjecarin ne piken e internetit ne vlore autori denohet me 3 vite burg
goditi me grusht per vdekje 55 vjecarin ne piken e internetit ne vlore autori denohet me 3 vite burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vite burg autorin e vrasjes së Armando Meshaut, ngjarje e ndodhur në një pikë interneti në qytetin bregdetar. Rei Meta është shpallur fajtor për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Të njëjtën kërkesë depozitoi në gjykatës prokurori Arjan Xhaferraj. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja Dorina Stroka e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por ky pretendim është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pikë interneti në qytetin e Vlorës në gusht të vitit të shkuar.

Pas debateve, Rei Meta goditi me grusht inxhinierin, i cili përfundoi në tokë duke gjetur vdekjen.  Autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre prej 7-8 muajsh para ngjarjes. Sipas informacioneve nga hetimet, Rei Meta bënte rolin e sekserit për një pronë për të cilën nuk mbaroi punë.

Viktima e kishte zgjidhur me palë të treta, por Meta pretendonte që për “punën” ndërtuesi duhet t’i jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi t’ja kalonte në pronësi. Mësohet se Meta premtonte që t’u mbaronte punë qytetarëve në emër të së ëmës, Nurihan Metës, anëtare e KLP-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts