Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e shkollës, procedohet 17-vjeçari në Pogradec

goditi me grushte bashkemoshatarin ne ambientet e shkolles procedohet 17 vjecari ne pogradec
goditi me grushte bashkemoshatarin ne ambientet e shkolles procedohet 17 vjecari ne pogradec

Policia e Pogradecit a nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 17-vjeçari, pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatar në ambientet e shkollës së mesme.

Sipas burimeve policore, dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts