Goditi për vdekje 17 herë me thikë fqinjin pasi e shqetësonte zhurma e motorit, burg të përjetshëm për autorin

Në foto: Jamie Crosbie

17:48 21/09/2022

Një vrasës “gjakftohtë” që goditi me thikë për vdekje fqinjin e tij në Norfolk për shkak të zhurmës së motorit, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi i tha policisë: Vrasja e njerëzve nuk është gjithmonë një gjë e keqe.

Jamie Crosbie goditi me thikë 17 herë fqinjin e tij Dean Allsop pasi u mërzit kur djali adoleshent i viktimës ndezi motorin e një motoçiklete në Prill të vitit të kaluar. Kjo gjë  duke se e revoltoi autorin e ngjarjes. E gjitha nisi fillimisht si një grindje verbale.

Pasi pa fqinjin e tij me armë, viktima thirri policinë dhe tha se po kërcënohej nga fqinji i tij i cili kishte një thikë. Gjatë telefonatës, Allsop mund të dëgjohej duke i thënë djalit të tij të hynte brenda përpara se 41-vjeçari të sulmohej nga Crosbie dhe të godiste disa herë me thikë.

Djali i Allsop shkoi në shtëpi dhe u armatos me thikë përpara se të kthehej për të ndihmuar të atin, por më pas e gjeti atë të mbuluar me gjak.

Pamjet e kamerës së policisë treguan fytyrën dhe duart e Crosbie të mbuluara me gjak pas vrasjes, ndërsa ai u tha oficerëve që e arrestonin me dyshimin për vrasje: Kjo është një gjë e mirë, jam shumë i lumtur për këtë.

Policia e Norfolk e përshkroi atë skenë si makabre kur oficerët mbërritën pasi Crosbie kishte goditur gjithashtu me thikë partneren e Allsop dhe një fiqnje tjetër pasi kishte dalë për të ndihmuar.

Vrasësi 48-vjeçar, i cili u dënua për vrasje dhe plagosje me dashje, u dënua me burgim të përjetshëm. Kur iu dha vendim, gjykatësi i tha Jamie Crosbie: Unë të konsideroj si një njeri shumë të rrezikshëm./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts