Goditja brutale ndaj ‘Prestige Resort”/ Ilir Meta zbulon të vërtetën e sulmit të kryeministrit Rama: Po përpiqet të fshehë skandalin me…






Ilir Meta-Olsi-RAma-Amant-JosifiKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi brutal ndaj “Prestige Resort” është një tentativë për të fshehur një skandal akoma më të rëndë, që ka të bëjë më përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në vjedhjen 2.4 miliardë euro në kritptovaluta.

Meta ka shpërndarë një artikull të publikuar në Gazetën Panorama, ku i referohet mediave spanjolle, te cilat kanë zbuluar skemën e sofistikuar dhe  denoncojnë Amant Josifin, ish-këshilltarin e Olta Xhaçkës si të përfshirë në mashtrimin e shtetasve europianë me kriptovaluta.

“LEXO KETU: Mashtrimi 2.4 mld euro nga ‘call center’-at në Shqipëri, media spanjolle: Urdhërarrest për pronarin e lidhur me qeverinë shqiptare, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes”

Ne kete artikull flitet dhe per lidhjet e tij me personazhe te larta te qeverisë, ndërkohe qe emrin e Olsi Ramës jo ne pak raste e ka bere publik, ish-kryeministrti Sali Berisha dhe nga ish-presidenti, Ilir Meta.

“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *