Goditja e SPAK/ “Rama ministrat e arrestuar i prezantonte si ‘yje’”, Preç Zogaj: Krimi në Shqipëri nuk ia del pa mbështetjen qeveritare

Në emisionin “Frontline” në News24 Preç Zogaj komentoi aksionin e SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste për zyrtarë, policë dhe biznesmenë si dhe personazhe të njohura të botës së krimit.

Gjithashtu Zogaj u shpreh se krimi në Shqipëri nuk ia del dot pa mbështetjen qeveritare.

“Krimi në Shqipëri nuk ia del dot pa mbështetjen qeveritare. pra krimi është rritur e fuqizuar me mbështetje qeveritare dhe kjo është simbioza që ka shoqëruar historinë e viteve të fundit të vendit. Sot kemi një tjetër dëshmi se SPAK është i pandikuar nga qëndrime politike dhe është fokusuar tek krimi. Aty ku është krimi atu po fokusohet SPAK. Duhet të goditet të shkojë në gjykatë, pra është një rrugë e gjatë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Preç Zogaj shtoi se këto goditje të SPAK, e kanë dobësuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama nuk mund ta ndikojë SPAK-un. Natyrisht që ka bërë përpjekje që të ketë akses, por ka marrë fund me zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK. Zgjedhja e zotit Dumani në krye të SPAK që kishte mbështetje amerikane ka shënuar një kthesë, pra ka krijuar edhe një frymë tjetër. Pra Rama e ka humbur mundësinë për ta ndikuar SPAK, ndoshta mund të informohet pak më herët, por jo të ketë ndikim. SPAK nuk do të dijë kush është kryeministri apo shefi i opozitës. Deri më sot ministrat e tij që janë në kërkim apo të arrestuar, janë prezantuar nga Rama si yje. Kur krimi është kaq masiv në sferat e larta, edhe kryeministri nuk mund të jetë dorëjashtë”, tha ndër të tjera Preç Zogaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts