Goditje e rëndë për Interin në Champions, UEFA mund ta detyrojë të luajë larg Italisë duelin me Liverpulin









Një nga supersfidat e fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve është padyshim ajo mes Interit dhe Liverpulit. Dueli do të jetë ndër më të spikaturit edhe për faktin se dihen ambiciet e të dy klubeve për të ecur sa më shumë në një turne të tillë.

inter liverpu;l

Por Interi mund të marrë një goditje të rëndë nga UEFA para sfidës në fjalë. Kështu, dueli i parë, ai i cili është planifikuar të luhet më 16 shkurt në Milano, mund të zhvendoset jashtë Italisë. Në këtë vend pritet të hyjë në fuqi ligji i vaksinimit të detyrueshëm të sportistëve profesionistë. Një ligj i cili bie ndesh me rregulloret e UEFA-s, e cila nuk e sheh vaksinimin anti-COVID si të detyrueshëm.

Kështu, në rast se kjo gjë ndalon lojtarë të Liverpulit që të udhëtojnë drejt Italisë, sipas mediave angleze, UEFA do të ndërhyjë dhe të zhvillojë ndeshjen në një fushë neutrale, duke i hequr Interit praktikisht avantazhin e fushës. Zikaltërit po punojnë që të sigurojnë një leje speciale për Liverpulin gjatë vizitës, por për momentin, nuk kanë sigurinë se do të luajnë në shtëpi ndeshjen e parë kundër anglezëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *