Goditje për Kukësin/ Pëson dëmtim të rëndë në meniskun e gjurit, titullari i verilindorëve mbyll sezonin






Portieri i Kukësit, Angelo Tafas ka pësuar një dëmtim të rëndë me Kombëtaren U-21, duke këputur meniskun e gjurit.

TAFAS

Një lajm tepër i keq për skuadrën verilindore nga ku do të bëjë pa shërbimet e portierit për një kohë relativisht të gjatë, teksa praktikisht sezoni për të duket i mbyllur.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Kukësi me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se klubi dhe futbollistët janë duke i qëndruar pranë Tafasit në këtë moment të vështirë.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Portieri Angelo Tafas ka pësuar një dëmtim të rëndë në grumbullimin me Kombëtaren U21, duke këputur meniskun lateral dhe duke dëmtuar meniskun medial. Portieri Tafas do të mungojë për disa javë me ekipin dhe do të ndiqet nga mjekët më të specializuar nga Bologna në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Klubi dhe futbollistët i qëndrojnë pranë portierit Tafas në këtë moment të vështirë dhe i uron shërim të shpejtë!

Të presim më të fortë @tafasangelo 💙🤝”
PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.