“Goditje politike ndaj PD për të mbështetur Ramën“/ Berisha non-grata, Paloka: Nuk është çështje personale, por e gjithë demokratëve! Ja çfarë i thashë Bashës








Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka shprehet se shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha është një goditje politike ndaj PD-së për të mbështetur Edi Ramën.

edipaloka

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Paloka shprehet se çështja e ish-liderit demokrat lidhet me të gjithë partinë dhe kryetarin, dhe nuk është vetëm një betejë personale.

Sipas Palokës, vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ishte i gabuar në kohën e gabuar.

“Ne e kemi mbështetur Lulzim Bashën për tu bërë kryeministër. Berisha ka mënyrën e tij të të shprehurit, mund të ketë informacion që ne nuk i dimë. Mënyra se si shprehemi ne është e ndryshme. Unë nuk arrij ta mendoj që Basha ka një marrëveshje me Ramën që në 2017 të shkatërronte PD, pasi unë do merrja hurin për ta nxjerrë nga PD. Ndryshoji ajo që ne e pamë me sy, Basha, pasi e mora vesh, i thashë more vendimin më të gabuar në momentin e gabuar. Ja thashë në zyrë. Unë çfarë kisha për të kundërshtuar, kontestime i thoja drejtëpërdrejtë në zyrë dhe as në kryesi nuk i diskutoja. E keqja është, një prej difektet është se të dëgjon, ndonjëherë ta miraton dhe nuk e bën pastaj. Nuk kam pritur fare një vendimmarrje nga Basha.

Mbase nga bisedat që kemi bërë me Bashën, madje ka qenë njëra kur Yuri Kim deklaroi përpara selisë, deklaroi ngrënien e barit, i thashë Bashës që çështja e Berishës nuk është çështje e Berishës por kundër teje si PD dhe kundër nesh. Ka qenë një goditje politike ndaj PD për të mbështetur Ramën. Pra është lobuar për tu goditur Berisha, dhe vendoset në radhë të parë, Basha dhe më pas PD. I kam thënë kjo është kundër teje. Edhe po ta fusim për diskutim këtë çështje pas deklaratës së Kim, ne do na hidhen në fyt demokratëve. I kam thënë kështu, nëse ne bëjmë dhe këtë veprim, ne na ikën gjysma e partisë. Rezultati është ky që është“ – tha Paloka.

Paloka rrëfen bisedimet me kryetarin Basha pasi ky i fundit mori vendimin për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

“Edhe zgjidhjet ja kam dhënë. Pasi u mor vendimi, nëse e mbani mend, Basha tha pezullohet nga grupi parlamentar deri në momentin që do vërtetojë pafajësinë e tij. I kam thënë, ka një parim universal në drejtësi, je i pafajshëm derisa vërtetohet fajësia e tij. Zoti Berisha deri në momentin që vërtetohet fajësia, do jetë pjesë e grupit. Rrugë tjetër, nuk e bëre këtë, nëse nuk e mbaje dot peshën e kësaj, ishin forumet. I thashë bëj mirë, as mos ta diskutojmë këtë çështje. Thashë që hyrja në forume do ishte një zgjidhje. Më tha që nuk doja të çahej partia. Çfarë ka ndodhur sot? Ajo ishte një nga zgjidhjet. Kam bindjen time është një lobim politik. Deri dje, na thonin kundërshtarët antiamerikanë. Unë që u çova në dhjetor për të përmbysur komunizmin isha antiamerikan? Ne qenkemi antiamerikan, dhe ato të tjerët, Gramoz Ruçi dhe mbesa e Beqir Ballukut qenkan amerikanë. Tani këtë akuzë na e bëjnë njerëzit tanë. Ambasada amerikane erdhi kur u krijua PD këtu. Amerika nuk është koncept gjeografik. Për ne të gjithë ka qenë dhe mbetet vendi i parimeve të demokracisë dhe lirisë. Ne këtë kemi parasysh, një shtet që rrezaton parimet demokratike” – tha Paloka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.