“Goli i dytë i Kroacisë mund të ishte faull”, Rei Manaj: Me Spanjën do luajmë më fort se me kroatët

goli i dyte i kroacise mund te ishte faull rei manaj me spanjen do luajme me fort se me kroatet

































Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ishte ndër futbollistët me paraqitjen më të mirë ditën e djeshme me përballejn që kuqezinjtë zhvilluan kundër Kroacisë. Sot sulmuesi ka dalë në një konferencë për mediat, ku u pyet në lidhje me takimin e djeshëm, por gjithashtu edhe për atë të ardhshmen kundër Spanjës, që edhe do të jetë vendimtarja për fatet e Kombëtares:

Capture

“Ne ishim në autobus dhe filluam të mendonim, dhe besoj se mund të kishim arritur 3 pikëshin, patëm ato 4 minuta që na bënë dy gola. Goli i dytë mund të ishte edhe faull. Na ngelet pishman që nuk morëm 3 pikëshin, sepse tani presim Spanjën që të kalojmë grupin. Duhet të shikojmë se si do jetë ndeshja e sotme kundër Italisë. Nëse fiton Spanja besoj se kemi shanse për ta mundur dhe kaluar grupin.

Ndeshja me Italinë besoj që goli që e bëmë shumë shpejt na bëri që të ulemi shumë. Ata kanë kualitet po ashtu edhe Kroacia. Pjesët e para kanë qenë më të mirat që kemi bërë gjithë këto vite. Na demoralizoj goli i parë me Kroacinë, sepse ekipi e donte shumë fitoren. Po pastaj Klausi e bëri golin e barazimit por edhe lojtarët e stolit na ndihmuan, mirë që vajti ashtu.

Si për çdo sulmues, goli është shumë i rëndësishëm. Këtu jemi një ekip dhe ai është gjëja më e rëndësishme, që të kalojë para.

Besoj se Spanja është ekip shumë i madh. Po të mundi sot Italinë kemi më shumë shpresa. Kanë lojtar të mëdhenj si Rodri dhe Morata. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të bëjmë maksimumin deri në fund.

Normalisht kur mbaroi ndeshja, sepse shënuam në minutën e 90+5-tw ishim të kënaqur edhe me barazimin. Kryesore ishte të fitonim ndeshjen, për hir të pjesës së parë dhe atyre 20 minutave të të dytës, por kur luan me ekipe të mëdha çdo që mund të ndryshojë për pak minuta.

S’ka rëndësi kush e bën golin, rëndësi është të fitojmë me Spanjën dhe të kalojmë grupin.

Ekipi është shumë i motivuar, ndeshja e fundit është vendimtare. Lojtarët do jenë të përqendruar 100%. Emocionet janë të mëdha sepse është Kampionat Europian, gjithë Shqipëria dhe bota e shikon.

Të gjithë lojtarët fitoren me Spanjën duam.

Besoj që në pjesën e dytë edhe Kroacia donte të sulmonte sepse në pjesën e parë nuk kishin hapësira. Ato 2 ndërrimet që bëri Kroacia, erdhën presuan shumë lart dhe hapën hapësira. Besoj se mund ta menaxhonim më mirë ato 20 minutat e para. Por tani le të fokusohemi te Spanja.

3 lojtarët që kanë shënuar golat, i kanë bërë shumë bukur dhe deçiziv.

Normalisht ne donim të mbyllnim ndeshjen. Nuk është e lehtë t’i kapësh në kundërsulm, sepse qëndruam shumë në mbrojtje dhe nuk kishim fuqi t’i kapnim në kundërsulm.

Besoj se edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë. Shpresoj që Kombëtarja të eci sa më para, ajo ka më shumë rëndësi jo individualiteti.

Normalisht duhet të futemi me Spanjën edhe më fort se me Kroacinë. Duhet të jemi të përqendruar sepse është ndër ekipet më të mira në botë. Duhet të japim maksimumin nga minuta e parë deri në fund.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts