Google merr vendimin drastik për punonjësit e pavaksinuar

12:56 16/12/2021

Google ka lajmëruar punonjësit se do të humbasin pagën dhe përfundimisht do të pushohen nga puna nëse nuk respektojnë politikën e kompanisë të vaksinimit ndaj Covid-19.

Në dokument bëhet me dije se punonjësit kishin kohë deri më 3 Dhjetor për të deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe për të dorëzuar dokumentacionin që e vërteton, ose për të aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar. Kompania tha se pas kësaj date se do të fillojë të kontaktojë punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose ishin të pavaksinuar, si dhe me ata, kërkesat e përjashtimit të të cilëve nuk u miratuan.

Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe t’i mbajmë shërbimet tona në funksion“, tha një zëdhënës i Google.

Më tej në dokument thuhet se punonjësit që nuk kanë respektuar rregullat e vaksinimit deri në afatin e 18 Janarit do të vendosen në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë. Pas kësaj, kompania do t’i vendosë ata në “leje personale pa pagesë” deri në gjashtë muaj, e ndjekur nga përjashtimi.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.