Google ndalon shitjen e aplikacioneve që ofrojnë…

23:59 29/07/2021

Google Play ka vendosur të ndalojë operimin e aplikacioneve që promovojnë “sugar dating” ose ndryshe, marrëdhënieve seksuale në këmbim të pagesës.

Që prej 1 Shtatorit, aplikacioni nuk do të mbështesë më në platformën e tij dhe do të ndalojë aktivitetin e “sugar-daddy”, pra meshkujve më të mëdhenj në moshë që kërkojnë vajza të reja për marrëdhënie duke i shpërblyer.

Ndonëse ky shkëmbim nuk përfshin gjithnjë marrëdhëniet seksuale, për kritikët ka pak ndryshim nga prostitucioni.

Gjithashtu, Google përditësoi politikat e privatësisë pasi i ka kërkuar krijuesve të aplikacioneve të plotësojnë informacione të hollësishme për të dhënat personale të përdoruesve që aplikacioni i tyre do të mbledhë, përdorë apo shpërndajë./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *