Google teston stampat për të dalluar imazhet e krijuara nga AI

google teston stampat per te dalluar imazhet e krijuara nga ai

23:13 29/08/2023

Google po teston një stampë dixhitale për të dalluar imazhet e prodhuara nga inteligjenca artificiale si një përpjekje për të luftuar dezinformimin.

SynthID është ndërtuar nga DeepMind dhe funksionon duke bashkëngjitur ndryshime të vogla në pikselat e imazheve në mënyrë që të jenë të padukshme për syrin njerëzor, por të dallueshme për kompjuterët.

Megjithatë kompania shprehet se nuk është “tërësisht efektive ndaj manipulimit ekstrem të imazheve”.

google teston stampat per te dalluar imazhet e krijuara nga ai 1
Në të majtë të fotos është aplikuar stampa dixhitale ndërsa në të djathtën jo

Disa kompani teknologjike ëprdorin një metodë të quajtur “hashing” për të krijuar gjurmë dixhitale për videot me përmbajtje abuzive të cilat mund të kontrollohen dhe të hiqen lehtësisht përpara se të shpërndahen në masë. Por kjo metodë nuk funksionon nëse videos i vendosen përmasa të reja ose pritet.

Sistemi i Google lejon njerëzit të përdorin programin për të identifikuar menjëherë nëse një foto është reale apo e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Këta robotë kanë fituar popullaritet sepse njerëzit mund të krijojnë imazhe vetëm duke shkruar udhëzime të thjeshta dhe kjo ka ngritur pikëpyetje rreth të drejtave të autorit.

Google ka një program të tillë, të quajtur Imagen dhe sistemi që krijon dhe kontrollon stampat dixhitale do të funksionojë vetëm për imazhet e prodhuara nga ky opsion./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts