Grabisnin shtëpitë duke thyer dritaret e dyert, shpërbëhet banda e ‘skifterëve’ në Francë, mes tyre shqiptarë e kosovarë

Gjashtë persona, mes tyre dy adoleshentë, u arrestuan në zonën e Haut-Rhin në Francë pasi dyshohen se kanë kryer rreth pesëmbëdhjetë vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në shtëpi, në një bandë të organizuar kriminale.

Individët kishin vepruar duke nisur që nga fundi i nëntorit, kryesisht në Haut-Rhin, midis Colmar dhe Mulhouse. Ata hynin në shtëpi nga dritaret apo dyert të cilat i thyenin ose i hapnin dhe vendoseshin në kërkim të parave, bizhuterive, orëve dhe pajisjeve elektronike.

Pesë prej tyre duke qenë me vendbanim në Mulhouse sollën rikuperimin e sendeve të vjedhura. Personat e arrestuar janë nga mosha 17 deri në 34 vjeç me kombësi franceze, kosovare dhe shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts