Grabiti 53 milionë paundë në Britani/ Jetmir Buçpapaj i jep fund beqarisë, detaje nga dasma luksoze në Tropojë

Mediat britanike kanë sjellë sërish në vëmendje shqiptarin Jetmir Buçpapaj i cili së bashku me një shqiptar tjetër dhe 5 britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët.

41-vjeçari Jetmir Buçpapaj u dënua me 15 vite burg, i akuzuar për grabitje dhe rrëmbim me armë. Shqiptari nga Tropoja u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca ndërkohë që ai vuante dënimin me burg.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri. “The Mirror” bën me dije se  Buccpapaj është martuar me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një ambient luksoze.

Një burim në Shqipëri tha: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”. Pas martese ata kanë bërë muaj mjalti. 34-vjeçarja nuk pranoi të tregonte vendin e muajit të mjaltit, por bëri me dije për “The Mirror” se bëhej fjalë për një vend “shumë të veçantë”.Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *