Grabitje e armatosur në Mitrovicë, maskat qëllojnë shitësin e dyqanit, ndërron jetë në spital

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri, i cili dyshohet se është shitësi i dyqanit, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës.

Por, si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur që kishte ardhur për trajtim ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.