“Gramoz Ruçi ishte si noteri mes Partisë Punës dhe PS-së”- Artur Zheji zbulon prapaskenat e dorëheqjes së kreut të Kuvendit: Rama e shet si ‘vetëpastrim’, por…






Artur Zheji largimi i RucitDorëheqja e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi nga posti i tij dhe nga mandati i deputetit gjatë Kongresit të PS-së, për analistin Artur Zheji shërbeu si një alibi e kryeministrit Rama. Në një intervistë për News24,  Zheji tha se dorëheqja e Ruçit është një dëshirë e kryeministrit për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se brenda Partisë Socialiste bëhet vetëpastrim i figurave politike, pasi kanë përmbushur misionin e tyre.

“Ndoshta ka qenë një dëshirë e kryetarit të PS-së për t’i thënë opinionit ndërkombëtar që dhe ne vetëpastrohemi. Çfarë ka strukturë kërcunj të vjetër, i çojmë në pension.

Pavarësisht se çfarë është thënë, Ruçi ka qenë më modern se shumë të rinjsh që kanë ardhur nga hiçi dhe janë bërë më të mirë. Janë një shtresë politikanësh që në fillim kanë besuar në një idealizëm, se po punojnë për të mirën e Shqipërisë. Në këtë pjesë nuk mund t’ja krasis. Për ata të rinj që janë future brenda partisë për të fituar lekë për t’u bërë pjesë e makinerisë që prodhon lekë, kapin disa poste bëhet karrierë, më modern mbetet Ruçi i vjetër se sac a të rinj që kanë ardhur me thikë në gojë si ata piratët që të vjedhin pasuri” – tha Zheji.

Artur Zheji thotë se Gramoz Ruçi është “noteri” mes Partisë së Punës dhe Partisë Socialiste dhe se ka krijuar iluzionin sikur Rama e ka vulën për të vendosur.

“Ramës i ikën një aleat nga PS. Ruçi ka krijuar autenticitetin ose iluzionin që Rama e ka vulën e thatë. Është Ruçi noteri mes Partisë së Punës dhe asaj socialiste. Thashethemet thonë që nuk është në listën e të dëshiruarve nga amerikanët.

Ndoshta janë gjëra që do dalin më vonë. Rama kishte një nevojë për atë pasi krijonte hallkën lidhëse mes pjesës më të vjetër të elektoratit shqiptar. Votuesit e vjetër shohin tek Ruçi, Partinë e Punës së vjetër” – tha Ruçi.

MOTIVET E DORËHEQJES SË GRAMOZ RUÇIT

Përsa i përket motiveve që çuan në dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika, Zheji tha se nuk janë të qarta. Sipas tij, Ruçi nuk lidhet me moshën, shëndetin apo gabimet e tij politike, ndaj mbetet e pakuptueshme. Ai shton më tej se do jetë koha që do të tregojë për arsyet e vërteta.

“Përtej mallëngjimit, u fol për një familje politike. Një bie dhe një zëvendëson, një ikën dhe njëri vjen. Është kaq familje, sa që fjala politike mund të bie dhe ngel vetëm Familja Socialiste. Largimi i Gramoz Ruçit është i pakuptueshëm, nuk lidhet me moshën, me shëndetin pasi është i shëndetshëm, nuk lidhet me gabimet politike pasi nuk ka bërë gabime të dukshme, nuk lidhet me arsye familjare. Mund të largohesh nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm që ikën dhe nuk kërkon rimandatimin e tij në krye të Kuvendit, jep dorëheqjen dhe si deputet. Do të thotë se arsyet që e çojnë Ruçin në dorëheqje nuk janë ato që mendon populli shqiptar, mosha, mbyllja e ciklit, nënkutpohet diçka e panjohur, koha do e tregojë” – tha Ruçi.

Vijon…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *