Gramshi kaloi një tjetër natë në festë me muzikë e birra “Korça”. “Gusht n’fest” merr përmasa të paparashikuara

gramshi kaloi nje tjeter nate ne feste me muzike e birra korca gusht nfest merr permasa te paparashikuara
gramshi kaloi nje tjeter nate ne feste me muzike e birra korca gusht nfest merr permasa te paparashikuara

Gramshi kaloi një tjetër natë të pagjumë dhe plot dritë. Muzika, argëtimi dhe shija e birrës “Korca” shoqëroi natën e dytë të “Gusht e N’Fest”, në Gramsh që këtë vit ka marrë përmasa të shumë të mëdha.

Mijëra vizitorë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga jashtë vendi u mblodhën në Gramsh, ku festuan për orë të tëra, nën tingujt e muzikës shqiptare dhe shijes së birrës Korça, e cila është sponsori dhe pija ekskluzive e festës. Qytetarët thonë se shijojnë birrën Korça, pasi është birra e parë 100% shqiptare dhe me shumë shije dhe cilësi. Të kënaqur nga organizimi dhe përmasat që ka marrë kjo festë, ata shprehin dhe dëshirën që në qytetin e Gramshit të zhvillohet edhe Festa e Birrës.

[embedded content]

Në natën e dytë të “Gusht e N’Fest”, performoi ndër të tjerë artistja shqiptare Era Rusi e cila u ndoq me shumë interes nga qytetarët.

Edhe këngëtari grek Pano Psaltis solli atmosferë të gëzuar në mesin e pjesëmarrësve në këtë festë të bukur.
Krahas aktiviteteve të planifikuara gjatë ditës, si panaire me produkte vendase, shfaqje filmash, paradë motoristësh, ndeshje futbolli etj., mbrëmjeve në vijim do të ngjiten në skenë, zërat e njohur të muzikës së lehtë dhe popullore si Eranda Libohova, Soni Malaj, Avni Lushka etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts