Granit Xhaka merr vendimin e papritur, refuzon vaksinën anti-COVID





Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se Granit Xhaka ka refuzuar vaksinimin e COVID-19 para se të testohej pozitiv për virusin.

Mesfushori i Arsenalit është izoluar nga pjesa tjetër e shokëve të tij të Zvicrës, dhe shefi i medias së Federatës Zvicerane të Futbollit, Adrian Arnold, konfirmoi se Xhaka kishte refuzuar vaksinimin:

xhaka1

“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar. Ne ia lamë këtë secilit lojtar, është një vendim personal i secilit dhe gjithashtu edhe si çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen. Por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe është gjithashtu e drejta e tij të mos vaksinohet.

Të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID-19, kështu që ata janë pak a shumë të sigurt, të paktën nga pikëpamja mjekësore. Prandaj, ne kemi një shkallë shumë të lartë të vaksinimit.”, përfundoi shefi i medias së Federatës Zvicerane të Futbollit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *