Gratë afgane nuk do të lejohen të japin mësim ose të ndjekin Universitetin e Kabulit

Derisa të krijohet një mjedis islamik, gratë nuk do të lejohen të ndjekin mësimet ose të punojnë në Universitetin e Kabulit. 

Njoftimi u bë i ditur nga zëvendës kancelari i ri i shkollës i emëruar nga talebanët në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Përderisa mjedisi i vërtetë islam nuk sigurohet për të gjithë, gratë nuk do të lejohen të vijnë në universitete ose të punojnë. Islami së pari”, tha Mohammad Ashraf Ghairat.

Më herët, Ghairat postoi në Twitter  se universiteti po punonte në një plan për të akomoduar mësuesit, por nuk tha se kur do të përfundonte ky plan.

“Për shkak të mungesës së pedagogëve femra, ne jemi duke punuar në një plan që pedagogët meshkuj të jenë në gjendje të mësojnë studentët femra me një perde në klasë. Në këtë mënyrë do të krijohej një mjedis islamik për të gjithë studentët”, shkroi Ghairat në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *