Gratë në Kabul protestojnë për të drejtat e tyre dhe përfshirje në qeveri. Talebanët: Ato mund të jenë pjesë por…

Një grup me dhjetëra gra, kanë dalë e protestuar për të drejtat e tyre në Kabul, Afganistan. Zyrtarët talebanë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spray piperi duke prishur kështu manifestimin e tyre. 

Grupi thotë se talebanët i vunë në shënjestër me gaz lotsjellës dhe spray piperi teksa përpiqeshin të ecnin nga një urë në pallatin presidencial. Por talebanët thonë se protesta doli jashtë kontrollit.

Gratë po bënin thirrje për të drejtën për të punuar dhe për t’u përfshirë në qeveri. Talibanët thonë se do të njoftojnë përbërjen e administratës së tyre në ditët në vijim. Talebanët kanë thënë se gratë mund të përfshihen në qeveri, por jo të mbajnë poste ministrore.

Shumë gra kanë frikë nga një rikthim në mënyrën se si trajtoheshin kur talebanët ishin më parë në pushtet, midis 1996 dhe 2001. Gratë u detyruan të mbulonin fytyrat jashtë dhe dënimet e ashpra u shqiptuan për shkelje të vogla. “Njëzet e pesë vjet më parë, kur erdhën talebanët, ata më penguan të shkoja në shkollë, tha një qytetare. “Pas pesë viteve të sundimit të tyre, unë studiova për 25 vjet dhe punova shumë. Për hir të së ardhmes sonë më të mirë, ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.