Gratë protestojnë në Kabul

13:03 05/09/2021

Talebanët përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat

Militantët talebanë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dhjetëra grave afgane në Kabul të cilat kanë protestuar për të drejta të barabarta. Demonstratat filluan në mënyrë paqësore me një numër grash që vunë një kurorë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në nder të ushtarëve afganë që humbën jetën duke luftuar kundër talebanëve.

Pamjet e mediave sociale tregojnë anëtarët e forcave talebane që  kanë gjuajtur me armë në ajër për të shpërndarë turmat. Talebanët kanë premtuar vazhdimisht se do të mbështesin të drejtat e grave që nga marrja e pushtetit muajin e kaluar.

Por shumë afganë dhe ndërkombëtarë janë thellësisht skeptikë, pasi ata tashmë i kanë shkelur  premtimet e tyre. Shumë gra kanë frikë  të një rikthimi  të një situatë të ngjashme midis 1996 dhe 2001. Gratë u detyruan të mbulonin fytyrat dhe ato merrnin dënime të ashpra për shkelje të vogla.

Talebanët kanë premtuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe një formë më të moderuar të sundimit islamik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *