Gratë shtatzëna në Britani do të vaksinohen

14:35 17/04/2021

Ato do të marrin Pfizer ose Moderna duke u bazuar në moshën që kanë

Qindra mijëra grave shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë drita jeshile për të marrë një vaksinë anti-covid.

Të gjitha grave shtatzëna do t’u ofrohet Pfizer ose Moderna bazuar në moshën e tyre dhe grupin e rrezikut klinik pasi të dhënat nga SH.B.A. treguan se rreth 90,000 gra shtatzëna ishin vaksinuar pa ndonjë shqetësim.

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për ndikimin që kishte, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë. Rreth 700,000 gra lindin në Angli dhe Uells çdo vit.

Sondazhet e fundit kanë treguar se britanikët kanë besim tek vaksinat që kanë deri më tani, kjo nisur nga fakti sepse kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.

Studimet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë që gratë shtatzëna nuk infektohen më rëndë nga Covid sesa grupet e tjera. Mungesa e provave ishte kryesisht për shkak se gratë shtatzëna shpesh përjashtohen nga provat klinike.

E kundërta ndodh në Brazil ku studimet e fundit kanë treguar që gratë duhet të shtyjnë planifikimin për të bërë fëmijë për shkak edhe të variantit më dominues. Rekomandimi vjen ndërsa Brazili vazhdon të jetë një nga epiqendrat globale të pandemisë, me më shumë brazilianë që vdesin nga virusi çdo ditë sesa kudo tjetër në botë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *