“Gratë të mbulohen”, kryeministri “qejfli” i Pakistanit fajëson femrat për shtim të rasteve të përdhunimeve

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi në vendin e tij, teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

Kryeministri 68-vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oksfordit, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin e meshkujve. Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë shifrave të përdhunimeve është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet. Shumica e njerëzve të Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

Gjatë intervistës direkt në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *