“Gratë u përdhunuan dhe u vranë në sy të fëmijëve të tyre”, Zelensky akuzon forcat ruse

17:34 05/04/2022

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në kujtim të viktimave të luftës.

“Gjithçka për kujtimin e viktimave, të cilët u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u pushkatuan në rrugë, të tjerët u hodhën në puse, u vranë në shtëpitë e tyre. Civilët u shtypën nga tanket, ushtarët rusë iu prenë gjymtyrët, fytin. Gratë u përdhunuan dhe u vranë në sy të fëmijëve të tyre

Gjatë fjalës së tij, Zelensky ka folur dhe për ditën e djeshme kur shkoi në qytetin Bucha, ku civilët u vranë dhe pamjet e trupave të tyre të shpërndarë nëpër rrugë drithëruan mbarë botën.

“Dje u ktheva nga qyteti ynë Bucha, i çliruar së fundmi nga trupat ruse jo shumë larg Kievit. Pra, nuk ka asnjë krim të vetëm që ata nuk do ta kryenin. Ushtria ruse kërkoi dhe vrau me qëllim këdo që i shërbente vendit tonë. Ata vranë familje të tëra, të rritur dhe fëmijë. Dhe ata u përpoqën të digjnin trupat”, është shprehur Zelensky./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts